Aktualitet

Ndryshimet kushtetuese në Maqedoni, Meta: Hap i duhur drejt BE-së

Presidenti i Republikës reagoi pas votimit për ndryshimet kushtetuese në Parlamentin e Maqedonisë. Ilir Meta e cilëson “Hap të rëndësishëm shprese për rrugën e vendit fqinj drejt NATO-s e Bashkimit Europian”. “E përgëzoj Qeverinë e Kryeministrit Zaev për përpjekjet e vendosura në këtë drejtim e të gjithë deputetët për mbështetjen e një procesi që jo vetëm çliron Maqedoninë nga një ngërç integrimi disa vjeçar, por ndikon dhe në sigurinë, stabilitetin e mirëqenien e rajonit tonë,” – shkruan Meta në një status në “FB”.