Aktualitet

Nisin aplikimet në universitete për shtetasit e huaj

Nisin aplikimet pranë universiteteve për të gjithë kandidatët shtetas të huaj. Aplikantët kanë mundësi të regjistrohen për programet e studimeve të ciklit të parë, në ato me karakter profesional, si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, për vitin akademik 2018–2019. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, procesi i regjistrimeve do të vijojë nga 20-30 gusht.