Showbiz

Një bashkëpunim mes rivalëve, Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj konfirmojnë projektin më të ri muzikor

Një lajm i mirë ka ardhur për të gjithë fansat e Flori Mumajesi dhe Alban Skënderaj.

Artistët e famshëm kanë konfirmuar bashkëpunimin e tyre të parë duke na surprizuar të gjithë. Të dy me një karrierë muzikore të suksesshme, me këngë të shndërruara në hite dhe me çmime nga evente dhe koncerte të rëndësishme muzikore shqiptare, për këta të dy gjithmonë thuhej se ishin ‘rivalë’.

Po nëse do të bëheshin bashkë për një prurje të re muzikore, a nuk mendoni dhe ju se kjo do të ishte kënga që na ka munguar të gjithëve?!

Këngëtarët kanë postuar në profilet e tyre përkatëse në Instagram një foto ku shfaqen me njëri-tjetrin ku theksojnë se ‘rivalët’ janë bashkuar dhe kanë vendosur të realizojnë një projekt muzikor.

Ata nuk kanë ndarë detaje të tjera por le të shpresojmë që bashkëpunimi i shumëpritur të mos vonojë.