Showbiz

Një propozim për martesë jo i zakontë gjatë festivalit të Kanës

Ky vit ka sjellë shumë të papritura në festivalin e Kanës dhe kjo e fundit daton pikërisht ditën e djeshme.

Një milioner 63-vjeçar vendosi t’i propozojë për martesë të dashurës së tij 23-vjeçare teksa po parakalonin në tapetin e kuq.

Biznesmeni Milos Kant e njohu partneren e tij të re vetëm një muaj më parë teksa ajo ishte kërcimtare në klubin ku ai është bashkëpronar.

Modelja dhe kërcimtarja Marguarite Aranha u shpreh në një intervistë se gjërat janë shumë serioze me saj dhe milionerit dhe se nëse dashuria nuk është e çmendur atëherë nuk është dashuri e vërtetë.

Vetëm në një muaj lidhje ata nisën të bashkëjetojnë dhe së shpejti të ecin drejt altarit. Aranha tashmë nuk është më një balerinë ekzotike por menaxhere në klubin e bashkëshortit të saj të ardhshëm.

Sa i përket komenteve rreth diferencës së madhe të moshës, familjarët e dyshes janë shprehur se nuk e kanë aspak problem këtë fakt.