Showbiz

Nuk ka qetësi mes Selena Gomez dhe Bella Hadid

Selena Gomez duket se po bën të pamundurën që të rregullojë marrëdhënien me Bella Hadid për të lënë pas një herë e mirë të kaluarën e hidhur.

Së fundmi ajo ka komentuar në foton e modeles pak kohë pasi i bëri sërish follow në instagram duke shkruar thjesht “e mrekullueshme”.

Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç pritej. Bella e ka fshirë foton nga Instagrami vetëm pak momente pasi komentoi Selena gjë që ka tërhequr vëmendjen e fansave të tyre.

“Ajo gjithmonë është në mbështetje të femrave. Ju nuk mund ta merrni pozitivisht. Meqë ra fjala zonjushë Hadid e fshiu foton” -shkroi një fanse për të mbrojtur Gomez duke marrë reagimin e kësaj të fundit.

Selena i’u përgjigj komentit duke thënë “Kjo ta shpif”. Ende nuk është e qartë se kjo ka qenë arsyeja përse Bella e fshiu foton sakaq, modelja ka vendosur ta injorojë krejtësisht Gomez duke mos i bërë follow në Instagram.

Kujtojmë se Bella dhe Selena kanë shkëputur marrëdhëniet miqsore menjëherë pasi këngëtarja e hitit “Lose You To Love Me” u lidh më ish të dashurin e modeles, The Weeknd.

Ky i fundit la Bellën për Selenën dhe pas ndarjes me të u kthye sërish për një kohë të shkurtër me modelen.