Aktualitet

Parakalimet e gabuara shkaktojnë 14 aksidente me 4 viktima

Gjatë fundjavës që sapo lam pas policia rrugore shtoi kontrollet dhe si pasojë u pezulluan 146 leje drejtimi në 3 ditë ku parakalimet e gabuara ishin ndër shkeljet më flagrante me aksin Rrogozhinë-Elbasan si më problematikun. Fatkeqësisht si rrjedhojë e kësaj sjelljeje nga ana e shoferëve nuk munguan jetët e humbura ku në 14 aksidente u shënuan 4 viktima. Po ashtu policia vendosi ne total 4645 masa administrative.