Aktualitet

Pogradec, burri vret gruan

Krimi në familje godet sërish në më pak se 24 orë. Pas Shkodrës ku xhaxhai vrau nipin, sot në Pogradec një 49-vjeçar masakroi me sende të forta bashkëshorten, në banesën e tyre në fshatin Blacë. Policia shoqëroi autorin e dyshuar, Bashkim Mekolli dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të vrasjes që i mori jetën shtetases Demirka Mekolli 49-vjeçe. Ndërkaq, mësohet se burri i dyshuar vuante nga depresioni.