Aktualitet

Presidenti Meta merr pjesë në ditën e dytë të forumit të biznesit Maltë-Shqipëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, mori pjesë në ditën e dytë e Forumit të Biznesit Maltë-Shqipëri. Meta theksoi se nga historia e suksesit e “modelit ekonomik” të Maltës, Shqipëria mund të nxjerrë leksionet e duhura për të fuqizuar sektorët si turizmi, apo agro-industria. Gjithashtu u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes dhomave të tregtisë së dy vendeve. Ndërkaq përfaqësuesit e Air-Malta shprehën interes për vendosjen e një linje direkte mes Maltës dhe Shqipërisë.