Aktualitet

Rama: Do të bllokojmë edhe bastet në faqet e huaja!

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në anëtarësimet e reja të Partisë Socialiste në Kamëz, deklaroi se do të bllokohen të gjitha bastet “online”, përfshi edhe kompanitë e huaja. “Opozita thotë se vëllai im do të mbajë bastet, por e vërteta është që do të mbyllen që të gjitha dhe po bëjmë përgatitje për të bllokuar edhe bastet “online” që janë jashtë shtetit. Janë miliona që i merr lumi. Do të shikojmë se si do të realizohet kjo gjë”, u shpreh Rama.