Aktualitet

Rama inspekton ecurinë e punës në lotin e 4-rt të aksit Kardhiq-Delvinë

Në lotin e 4-rt të aksit Kardhiq-Delvinë, punimet kanë kaluar 50% të volumit. Kryeministri Rama inspektoi ecurinë e punës në këtë rrugë, përfundimi i së cilës do të shmangë Qafën e Muzinës, duke shkurtuar me 1 orë lidhjen e Tiranës me Sarandën. Aksi Kardhiq-Delvinë pritet të ndihmojë dhe turizmin në jugun e vendit, ndërsa banorët e zonës shpresojnë që impakti të ndihet edhe në ekonomitë e tyre lokale.