Aktualitet

Rritet aktiviteti i ndërtimit në vend

 

Rikthehet ndërtimi në vend, 100 milion dollarë investime në tre muaj. Në prill-qershor të këtij viti u regjistrua rritje e indeksit të shitjeve në volum me 33.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të 2016-ës. Sipas Institutit të Statistikave, trendi i rikthimit me rritje të ndërtimit u konfimua që në 3-mujorin e parë të 2017-ës. Për janar-marsin, në rang vendi u dhanë 101 leje ndërtimi dhe vlera totale e investuar i kalon 11 miliardë lekët.