Showbiz

Sharon Stone zbulon cili aktor e ka puthur më mirë në setin e xhirimeve

Në një intervistë të dhënë së fundmi për “Watch What Happens” ylli hollivudian është kthyer pas në kohë për të kujtuar rolet e saj më ikonike.

Siç e patë edhe nga titulli, bëhet fjalë për Sharon Stone e cila ka zbuluar se me cilin aktor ka shkëmbyer puthjen më elektrizuese në setin e xhirimeve.

Gjatë karrierës së saj 40-vjeçare, Stone ka theksuar se askush nuk e ka puthur aq mirë sa Robert De Niro. 62-vjeçarja ka kujtuar skenën e filmit “Casino” të vitit 1995 ku aktorët ishin në rol kryesor si bashkëshortë.

“Puthjen më të bukur e kam marrë nga De Niro. Askush nuk puth më mirë se ai” -tha Sharon Stone pa e vënë në dyshim zgjedhjen e saj.