Bota

SHBA ndërprenë pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35

Shtetet e Bashkuara ndërprenë pjesëmarrjen e Turqisë në programin e avionëve luftarakë F-35. Vendimi, vjen si kundërpërgjigje ndaj blerjes nga Ankaraja të sistemit rus S-400 për mbrojtjen nga raketat. Shtëpia e Bardhë tha në një deklaratë se pranimi i sistemit rus nga Turqia minon angazhimet e saj ndaj NATO-s.