Aktualitet

Shkodër, sërish tensione në KZAZ

Orët e mbrëmjes kanë rikthyer sërish tensionet në Shkodër. Rreth orës 20:00, administrata e bashkisë së këtij qyteti ka zbarkuar në KZAZ-në numër 2. Ndërkaq forca të shumta policie po qëndrojnë përpara portës kryesore të Pallatit të Sportit. Më pas mbështetës të Partisë Demokratike u nisën drejt një tjetre qendër votimi ku kanë ardhur materialet zgjedhore nga KQZ. Bëhet fjalë për shkollën “Shejnaze Juka” ku qytetarët u futën me forcë brenda shkollës.