Bota

Spanjë, rritet numri i infeksioneve, Katalonja fut në karantinë 210 mijë persona

Qeveria e Katalonjës rivendosi kontrollet kundër koronavirusit, për shkak të rritjes së numrit të infektimeve. Presidenti i rajonit spanjoll Quim Torra tha se askush nuk do të lejohet të hyjë apo të dalë nga Segria, një zonë bujqësore në perëndim të Barcelonës me 210 mijë banorë. Masat e izolimit nisin pasditen e sotme. Në kuadër të tyre qytetarët që nuk janë rezidentë, do të lejohen që të largohen. Deri tani Spanja numëron mbi 28 mijë viktima nga koronavirusi.