Aktualitet

Tensionohet situata gjatë protestës së studentëve

Tensionohet situata në protestën e studentëve para Kryeministrisë. Një grup qytetarësh tentuan të rrethojnë selinë e Qeverisë, por janë sprapsur nga studentët. Këta të fundit bënë thirrje për të mos u përplasur fizikisht me kordonin e policisë. Protesta e studentëve është njoftuar se do të vazhdojë në mënyrë paqësore deri në orën 14.30. Krahas protestës në “Astir”, banorët që preken nga Unaza e Re kanë dalë edhe në protestën e studentëve. Ata thonë se krahas problemit të tyre, mbështesin edhe kauzën e studentëve. Sipas tyre, do të jenë pranë studentëve, deri  në plotësimin e 8 kushteve, dhe shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë.