#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Dojna Mema zbulon konfliktet me Kelvi Kadillin dhe risitë e “Pop Culture”

Ledion Liço dhe Dojna Mema mbyllën mbrëmjen e sotme, sezonin e tretë të #thuajemepepsi duke hapur kutinë e kujtimeve të këtij programi por gjithashtu duke zbuluar për herë të parë detaje që të gjithë janë kuriozë të dinë.

Folësja dhe moderatorja rrëfeu se me Kelvi Kadillin, partnerin e saj në “Pop Culture” ndonjëherë ka disa konflikte të vogla sa i përket të ftuarëve për të cilët është një garë se cili zgjedh më të mirët.

Sa i përket sezonit të ri të “Pop Culture” ajo zbuloi se ky program do të kalojë në një orar krejtësisht ekskluziv ndëkohë që promo është gati dhe do të trasmetohet së shpejti në Top Channel.

Programi i preferuar i të rinjve do të ketë rubrika të reja dhe shumë argëtuese si edhe të ftuar vip që nuk do të mungojnë në asnjë puntatë të sezonit.