#thuajmepepsi Showbiz

#thuajemepepsi, Eri Dee zbulon përse momentalisht është shkëputur nga puna e tij si Dj

I ftuar në #thuajemepepsi për herë të parë ishte një ndër Dj më simpatikë që prej shumë vitesh ka qenë i pranishëm në festa dhe evente të ndryshme.

Muzika e tij na pëlqen shumë po ashtu mungesa e tij në klube apo evente nuk ka lënë pa u vënë re.

Gjatë intervistës Eri Dee zbuloi se prej pak kohësh ka marrë një periudhë pushimi pasi ka qenë duke punuar për disa projekte muzikore të cilat do t’i publikojë së shpejti.

Ai gjithashtu është shpërngulur në Gjermani dhe largësia sigurisht nuk e ka lejuar që të jetë më pranë publikut shqiptar.

Megjithatë, Dj na premtoi se shumë shpejt do të rikthehet me risi dhe aventura të reja.