Bota

Xhenova, shpërngulen familjet e evakuara poshtë urës

Familjet e evakuara nga shtëpitë poshtë urës së shembur në Genova të Italisë kanë gjetur një akomodim të përkohshëm. Guvernatori rajonal i Ligurias i dorëzoi çelësat e apartamenteve të reja banorëve që nuk kanë mundur të marrin orenditë e sendet personale nga banesat e dëmtuara. Rreziku nuk konsiderohet ende i kapërcyer plotësisht, ndaj dhe po bëhen verifikime të reja në pjesët e urës.