Showbiz

1 vit nga ndarja nga jeta e Mac Miller, arrestohet personi që i shiti substancat narkotike

Si pa u ndjerë kaloi 1 vit nga ndarja nga jeta e reperit të mirënjohur Mac Miller.

I ndjeri u gjend i pajetë në shtëpinë e tij më 7 shtator të vitit të kaluar pasi kishte miksuar alkoolin me substancat narkotike.

Burime pranë “E News” kanë zbuluar se personi i cili dyshohet se i ka shitur substancat e gabuara reperit, është arrestuar. Ai quhet Cameron James Pettit dhe do mbahet në qeli derisa të ketë prova të mjaftueshme për ta dënuar një herë e mirë.