Film & Tv

Njihuni me personazhet e frikshëm të Hollywood-it në një tjetër dimension!

Shpesh rolet e frikshme luhen nga aktorë aq profesionistë, sa që harrojmë se ka një person të vërtetë pas fytyrës së keqe të tyre. Disa prej tyre, kur ishin më të rinj, kishin një pamje mjaft të ëmbël dhe të “padëmshme”. Kjo tregon se sa të talentuar janë, dhe gjithashtu ndryshimin rrënjësor në pamjen e tyre që u është dashur të pësojnë për të luajtur një pjesë në një film.

Ja si dukeshin disa aktorë në këto role në fillim të karrierës së tyre:

Ralph Fiennes si Voldemort në sagën “Harry Potter”

Kur Ralph Fiennes solli rolin e Voldemort në ekran për sagën e “Harry Potter”, atij iu desh të pësonte një ndryshim të plotë të pamjes. Ai filloi të luante rolin e “Ai që nuk duhet të quhet” në moshën 42-vjeç dhe ndryshoi pamjen e tij për t’u dukur më i lig. Dallimi me imazhin e dytë është më se i dukshëm. Ne mund të shohim të njëjtin aktor në serialin televiziv “Prime Suspect” kur ai ishte vetëm 28-vjeç.

10 Hollywood Villains Who Looked Completely Different When They Were Young (and We Can’t Get Enough)
Lee Pace si Thranduil në The Hobbit: Një Udhëtim i papritur

Aktori Lee Pace ka luajtur disa personazhe të njohur. Ju mund ta mbani mend për rolin si Thranduil i tmerrshëm në “The Hobbit: Një udhëtim i papritur”. Sidoqoftë, në jetën reale, ai është më i ëmbël. Në foton e dytë Pace është vetëm 23-vjeç. Këtu ai po luan rolin e tij të parë të madh në serialin”Ligji dhe Rendi: Njësia Speciale e Viktimave”.

10 Hollywood Villains Who Looked Completely Different When They Were Young (and We Can’t Get Enough)
Cate Blanchett si Hela në Thor: Ragnarok

Hela, e luajtur nga aktorja e njohur Cate Blanchett, dëshmon gjatë gjithë filmit “Thor” se ajo është një shtrigë e vërtetë dhe pengesa kryesore e heroit për të arritur qëllimet e tij. Për ta sjellë këtë personazh në ekranin e madh, Cate u detyrua të ndryshojë pamjen e saj plotësisht dhe të punojë me personalitetin e saj paqësor. Në imazhin e dytë ajo shfaqet në serialin “Heartland”, kur ishte 24-vjeç.

10 Hollywood Villains Who Looked Completely Different When They Were Young (and We Can’t Get Enough)
Willem Dafoe si “Green Doblin” në Spider-Man

Aktori Willem Dafoe solli në ekranin e madh një nga personazhet më karakteristikë që Spider-Man u desh të përballej. Falë aftësisë së tij të pabesueshme për të interpretuar personalitetin e Green Goblin, Willem arriti të karakterizonte të gjitha gjestet që përfaqësojnë një personalitet thjeshtë të lig. Në foton e dytë, mund të shihni se si dukej ai në fillim të karrierës së tij, kur ishte vetëm 26-vjeç dhe u shfaq në filmin “The Loveless”.

10 Hollywood Villains Who Looked Completely Different When They Were Young (and We Can’t Get Enough)
Bill Nighy si Davy Jones në Piratët e Karaibeve

Piratët e Karaibeve na ka dhënë një mori të tërë personazhesh të paharrueshëm, dhe një nga më të mahnitshmit është i ligu, Davy Jones. Sidoqoftë, aktori që qëndron pas kësaj maske është, Bill Nighy dhe në të vërtetë duket krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim në film. Në foton e dytë, Bill u shfaq në filmin “Syri i Gjilpërës” kur ishte vetëm 31-vjeç.

10 Hollywood Villains Who Looked Completely Different When They Were Young (and We Can’t Get Enough)
Michael Sheen si Aro në “The Twilight Saga: New Moon”

Në pjesën e dytë të sagës “Twilight”, ne ishim në gjendje të njihnim Aro-në e ligë, i cili ka dhuntinë të lexojë mendjen dhe kujtimet e një personi të vetëm duke i prekur ata. Ky personazh i çuditshëm dhe i frikshëm u luajt nga aktori Michael Sheen, i cili duhej të bënte një ndryshim të plotë për të sjellë personazhin me lëkurë të zbehtë në ekranin e madh. Në foton në të djathtë, ju mund të shihni se si dukej ai kur u shfaq në “Gallowglass” në moshën 24-vjeç.

10 Hollywood Villains Who Looked Completely Different When They Were Young (and We Can’t Get Enough)