Showbiz

10 vite nga ndarja nga jeta e mbretit të muzikës pop, Michael Jackson

Ditën e nesërme shënohet 10 vjetori i ndarjes nga jeta të legjendës së muzikës pop, mbretit të padiskutueshëm, Michael Jackson.

Të gjithë kanë nisur homazhet për të kujtuar përvjetorin e tij ndërkohë që fansat e zjarrtë nuk janë ndikur aspak nga akuzat e rënda që kanë dalë në sipërfaqe falë dokumentarit “Leaving Neverland”.

Në një deklaratë të dhënë së fundmi në media, motra e tij Janet Jackson u shpreh se arti i Michael nuk do të vdesë kurrë dhe trashëgimia e tij muzikore do të kalojë brez pas brezi.