Botë e Çuditshme

10 vjet në ujë, mesazhi brenda shishes së gjetur në një plazh në Australi!

Një anëtare e një ekipi pastrimi plazhi në Australi gjeti një mesazh në një shishe që kishte qëndruar 10 vjet në ujë. Ros Evans ishte bashkë me ekipin Beach Patrol 3280 në Warrnambool, Victoria, kur gjeti shishen plastike që përmbante një mesazh të shkruar nga një vajzë 8-vjeçare. Në mesazh thuhej:

Unë quhem Ines Zepcan dhe jam 8-vjeçe, kushdo që e gjen këtë shishe do të ketë fat për tërë jetën nga unë dhe familja ime.

Evans ishte në gjendje të gjente Zepcan tashmë 18-vjeçe në rrjetin social Instagram. Ajo kishte shkruar:

E kam hedhur atë shishe në Portland, Victoria, saktësisht 10 vjet më parë. Më vjen keq që nuk mundëm të dërgonim para së bashku me mesazhin, por jam shumë e lumtur që ju e keni gjetur, me të vërtetë ka sjellë shumë kujtime për mua dhe familjen time.

Shishja ka udhëtuar rreth 80 kilometra në 10 vjet. 18-vjeçarja thotë se tani është më shumë në dijeni për ndotjen nga plastika në oqeane.