Aktualitet

100 vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Shqipëri-SHBA nisin dialogun e partneritet strategjik!

Në kuadër të 100 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, SHBA dhe Shqipëria do të nisin dialogun e partneritetit strategjik. Dialogu do të zhvillohet të martën në në Washington DC dhe synon thellimin dhe zgjerimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA dhe forcimin e bashkëpunimit ne fusha me rëndësi gjeostrategjike si: siguria, mbrojtja kibernetike, bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit, energjia, transporti, klima, transformimi digjital etj.

Delegacioni shqiptar drejtohet nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe ai amerikan nga asistent sekretarja e shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Karen Donfried. Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken do t’i bashkohet një pjese të diskutimeve të këtij Dialogu.

Në përbërje të delegacionit shqiptar për herë të parë ka përfaqësues në nivel të lartë nga MEPJ, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë etj dhe për palën amerikane nga DASH, Departamenti i Mbrojtjes, tregtisë etj.

Departamenti Amerikan i Shtetit do të përfaqësohet nga  ndihmësekretarja e shtetit Donfried,  zv ndihmës sekretar i shtetit Escobar, zvsekretari i Mbrojtjes etj.