Bota

12 fëmijë kanë pësuar lëndime, kompania tërheq 7 milionë lodra në SHBA!

Rreth 7.5 milionë lodra “Baby Shark” janë ndaluar të shiten në SHBA sepse shumë fëmijë janë lënduar prej tyre. Zuru, kompania prodhuese e lodrave me bazë në Kaliforni, njoftoi se po tërheq të gjitha versionet e “Baby Shark” që kanë pendë të sipërme plastike të forta, të cilat paraqesin rrezik lëndimi.

Mësohet se 12 fëmijë janë lënduar. Nëntë prej tyre janë qepur ose kanë marrë trajtim mjekësor, sipas një deklarate të lëshuar nga Komisioni i Sigurisë së Konsumatorit në SHBA. Përveç kësaj, si një masë paraprake, Zuru tërhoqi edhe lodrat e banjës, Robo Alive Junior, Mini Baby Shark dhe Swimming Bath. Konsumatorëve u kërkohet të ndalojnë përdorimin e tyre menjëherë dhe të kontaktojnë Zuru për një rimbursim.

Produktet janë shitur në dyqane fizike dhe online nga maji 2019 deri në mars 2023. Rikujtojmë, se shitjet në tregun e lodrave në Japoni tejkaluan një trilion jen (rreth 6,6 miliardë euro) në vitin fiskal që përfundoi në mars 2023, që është më i larti në historinë e vendit. Unioni i lodrave të Japonisë tha se rritja rekord u nxit kryesisht nga kërkesa e fortë për personazhet vizatimore japoneze, duke përfshirë “Pokemon”, veçanërisht në tregun jashtë shtetit.