Sociale

2 km radha e makinave në Kakavijë nga pala greke! Shkak ndërrimi i turnit

Dhjetëra shqiptarë kanë mbetur të bllokuar në Kakavijë, në palën greke. Radha e makinave që presin ka shkuar rreth 2 km. Shkak për këtë është bërë ndërrimi i turnit nga ana e policisë dhe doganës greke.

Muaji gusht ka sjellë me vetë edhe dhjetëra emigrantë që zgjedhin atdheun për të kaluar pushimet e verës, mirëpo për fat të keq përpara se të futen në Shqipëri, u duhet që të presin me orë të tëra. Temperaturat e larta, ua vështirësojnë edhe më shumë pritjen.

Kjo situatë nuk është hera e parë që ndodhë. Pothuajse, çdo vit gjatë pushimeve verore, por edhe për festat e fundvitit, nuk mungojnë radhët e gjata në doganë.

E njëjta panoramë është paraqitur sot edhe në pikën e kalimit kufitarë në Qafë-Thanë.