Aktualitet

Edhe sot radhë në Kakavijë; edhe Kapshtica përballet me fluks

Vazhdojnë radhët e gjata në pikat e kalimit kufitar me Greqinë në Kakavijë dhe Kapshticë.

Shkak për radhën e krijuar është bërë sërish pala greke, e cila ka punuar gjatë gjithë natës vetëm me një sportel, duke shkaktuar kështu një radhë kilometrike.

Ndërsa në orët e para të mëngjesit, pala greke ka vënë në dispozicion 2 sportele për kalimin e automjeteve. Ndërkohë, për shkak të fluksit të madh pala shqiptare po punon me 5 sportele në hyrje, ndërsa 2 sportele në dalje.

Edhe në Kapshticë, situata nuk është më e mirë. Pala greke vazhdon me zvarritjen, ndërsa pala shqiptare ka 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje. Edhe dje ishte e njëjta situatë, por gjatë pasdites, pala greke vendosi që të shtonte sportelet dhe t’i përgjigjej “fluksit”.

Sipas të dhënave rezulton se përmes pikës kufitare të Kakavijës gjatë 24 orëve të fundit kanë hyre mbi 9739 persona ndërsa kanë dalë rreth 4444 persona.