Aktualitet

20-vjetori i tifozëve “Kuq e Zi”, nesër festë në Tiranë!

Tifozgrupi më i madh i kombëtares shqiptare, tifozët “Kuq e Zi”, nesër do të festojnë 20-vjetorin e themelimit me një festë madhështore në Tiranë. Në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej” do të dominojnë ngjyrat kuq e zi.

Përmes një videomesazhi, kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen kësaj feste që përkon dhe me kualifikimin e Kombëtares Shqiptare në “Euro 2024”.

Përshëndetje! Jemi në Bashkinë e Tiranës me grupin organizator të tifozëve kuqezi, që siç kemi festuar për sukseset e Kombëtares, kanë edhe ata një histori suksesi 20 vite klubi më intensiv, më entuziast, edhe më mbështetës i Kombëtares sonë. Por përpara se të fillojnë festat, Krishtlindje dhe Viti i Ri, kanë një megafestë nesër, ditën e shtunë, në orës 6 pasdite në sheshin “Skënderbej”, ku kemi dhe disa surpriza me kostume, me këngë, me valle.

Do të ketë shumë të ftuar special, ku mes tyre do të jetë edhe Ilir Shaqiri. Madje ky i fundit vjen me një këngë enkas dedikuar tifozëve KUQ E Zi, ndërsa titullohet: “Përjetësisht me ty Shqipëri”.