Gossip

2021 nis ndryshe për modelen e famshme!

Ajo është një ndër modelet më të njohura, dhe emri i saj është i komentuar në mbarë botën. Bëhet fjalë për Bella Hadid e cila në Instagramin e saj numëron 36.8 milion ndjekës. Thuajse në çdo postim në rrjete sociale, bukuroshja shfaqet me një look të ri duke befasuar ndjekësit e saj.

Viti i ri s’mund të fillonte pa një ndryshim look-u nga modelja, e cila ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Bella bëri një përzierje ngjyrash në flokët e saj dhe ky mund të jetë trendi i ri i flokëve.

https://www.instagram.com/p/CJl_2LBB9PH/?utm_source=ig_embed

Disa ditë më parë, Bella iu nënshtrua testit të COVID-19, siç tregoi për ndjekësit e saj në rrjete sociale. Pavarësisht se ka treguar që ka kryer testin, Bella nuk e ka treguar rezultatin e analizës së saj, duke i lënë ndjekësit kuriozë.