Rajoni

22 vjet nga bombardimet e NATO-s në Kosovë, Clinton: Do mbrojmë të pafajshmit!

Sot mbushen plot 22 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s kundër bazave të ushtrisë serbe në Kosovë. Pikërisht në 24 mars të vitit 1999, ish-presidenti amerikan Bill Clinton deklaroi para popullit amerikan se Shtetet e Bashkuara do t’u bashkoheshin aleatëve të NATO-së për të ndërhyrë në Kosovë kundër genocidit serb.

Ndërhyrja bëhet për dhjetëra arsye e një ndër to përmendi brutalitetin e forcave serbe të udhëhequra nga Sllobodan Millosheviç kundër shqiptarëve.

Datën e sotme e përkujtuan edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

Kryeadresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

Ndërkohë në fjalën e tij, gjatë prezantimit të sulmit, Bill Klinton tha ndër të tjera se SHBA-të nuk do të tolerojnë më masakra në Ballkan.

Në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat tek tjetri, po bombardojnë vendbanimet civile dhe po djegin shtëpitë. Ne po shohim njerëz të pafajshëm, të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njerëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba. Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht, janë gjuajtur me një herë me armë zjarri.

Bota nuk meriton të shohë këto tmerre tha Presidenti amerikan Clinton në atë kohë.

Kjo që po ndodh në Kosovë, nuk ka asgjë të ngjashme me luftën dhe me ligjet tradicionale të luftës; kjo është një luftë e padrejtë e kryer me të gjitha arsenalet ushtarake ndaj njërëzve të pafajshëm që nuk mund të mbrohen dhe kur ata dhe udhëheqësit duan vetëm paqe. Pra, bashkëkombas, të luftojmë që ta mbyllim këtë tragjedi e cila për ne është një kërkesë morale.