Aktualitet

26-vjeçari i vrarë në Kolanec, njëri nga autorët tregon vrasësin

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 3 autorët e ngjarjes së Kolanecit, ku u gjet i vrarë 26-vjeçari Martin Çeço.

Avokati mbrojtës i Bledi Angjos, Lorik Zeqo, është shprehur: “Dinamika e ngjarjes është zbardhur nga deklarata fillestare e Angjos, i cili ka treguar për policinë se autor i vrasjes është Valter Mollaj, i cili ka qenë në lidhje me një vajzë e cila është bërë shkak për ngjarjen.

Ai ka bashkëpunuar me organet duke treguar që të tre të arrestuarit kanë qenë së bashku në mjet kur e kanë marrë nga banesa viktimën dhe më pas e kanë çuar drejt rezervuarit ku e kanë mbytur dhe e kanë hedhur në ujë”.

Sipas avokatit, ekzekutori i 26-vjeçarit është Valter Mollaj, ndërsa dy të tjerët janë bashkëpunëtorë dhe ndihmës në krim.

Vajza, sipas të dhënave, ka pasur lidhje me Valter Mollajn dhe i ka treguar këtij të fundit që kishte komunikim edhe me Martin Çeçon. Gjatë seancës, të tre kanë mbajtur qëndrim mohues, duke mos pranuar krimin./A2