Botë e Çuditshme Design Travel

Njihuni me urën më të gjatë në botë!

Ura më e gjatë për këmbësorët dhe atraksioni më i ri turistik është krijuar në veri të Portugalisë. Ura e cila ndodhet e ‘fshehur’ mes gjelbërimit, pemëve dhe natyrës është e gjatë 516 metra. Kjo urë është e vendosur në një pozicion piktoresk mbi lumin Paiva dhe është e mbrojtur nga “UNESCO”.

Ura nuk është vetëm një atraksion turistik por edhe një përvojë e bukur për qytetarët të cilët provojnë të ecin mbi të. Qytetari i parë që shkeli mbi këtë urë tha se:

Unë kisha frikë, por ia vlejti. Ishte e jashtëzakonshme, një përvojë unike që falë adrenalinë.

Një qytetar tjetër që banon afër zonës ku është ndërtuar ura shtoi se:

Unë jetoj këtu dhe kur kam dëgjuar për projektin nuk e kam besuar. Sot jam shumë krenar që jam këtu. Është përvojë unike.

Rikujtojmë, se punimet për urën më të gjatë në botë zgjatën për 2 vjet. Ky atraksion turistik është fuqizim dhe një mundësi për qytetarët e zonës, të rimëkëmben nga “goditja” e pandemisë së COVID-19.