Celebrities Gossip Showbiz

2Ton na shfaq në rrjete sociale një anë tjetër që nuk e dinim rreth tij!

2Ton ndoshta nuk është ndër reperët më të komentuar, por padyshim në vitet e shumta në skenë na ka falur pafund hite. Këngët e tij gjithmonë numërojnë miliona klikime dhe kjo falë talentit dhe jo skandaleve. Reperi nuk bëhet thuajse kurrë pjesë e portaleve për skandale, por vetëm për muzikën e mirë që ai publikon.

Mirëpo edhe pse nuk na e kishte treguar kurrë, artisti pak javë më parë na ka zbuluar se ka një pasion që nuk ka të bëjë aspak me muzikën por me sportin dhe është pikërisht boksi. E vetëm pak orë më parë, 2Ton ashtu si rrallëherë në rrjete sociale ka ndarë me ne një video të tijën ku shfaqet gjysmë i zhveshur dhe tregon trupin e tij të palestruar.

Së fundmi, artisti nuk ka paralajmëruar vetëm një këngë, por për të gjithë ndjekësit e tij me anë të një Instastory ku shfaqej në studio ka zbuluar se do të sjellë një album. E për të gjithë ju dashamirësit e 2Ton, ai ka publikuar para disa javësh këngën e tretë të albumit.

‘Të kuptoj’ mund ta dëgjoni në link-un më poshtë.