Showbiz

5 vite nga aksidenti i Michael Schumacher, kampioni i “Formula 1” jo më i lidhur pas tubave

Ai është një ndër pilotët legjendarë të sportit të “Formula 1” i vetmi në histori i cili ka çuar në shtëpi plot 7 kupa si kampion bote.

Fatkeqësisht karriera e tij pati një kthesë të trishtë 5 vite më parë ku u përfshi në një aksident në Alpet Franceze. Michael Schumacher ishte duke bërë ski me djalin e tij Mick kur përplasi kokën në një shkëmb dhe ra në gjendje kome.

Sipas “The Sun”, pas 5 vitesh ai jo vetëm që ka dalë nga kjo gjendje por gjithashtu nuk është më i lidhur me tuba për të qëndruar gjallë.

Ai dhe bashkëshortja e tij janë transferuar në një klinikë të specializuar për dëmtime në tru në Texas, ku 49-vjeçari do të marrë trajtimet e nevojshme për t’u rikthyer në gjendjen e mëparëshme.