Showbiz

50 Cent flet kundra Michael Jackson, reagon e bija, Paris

Edhe reperi 50 Cent i është bashkuar grupit të njerëzve në industri duke dalë kundra Michael Jackson që pas publikimit të dokumentarit që flet për abuzimet seksuale, “Leaving Neverland”.

50 Cent ka shpërndarë në Twitter një video të Chris Brown (që gjithashtu ka folur kundër legjendës së muzikës pop) i cili shfaqet duke bërë numra akrobacie në skenë.

“Ajo që dua të them është se nuk kam parë MJ të bëjë hedhje të tilla në skenë” -shkroi ai duke krahasuar Chris Brown me Michael Jackson.

Kjo gjë tërhoqi menjëherë vëmendjen e Paris Jackson e cila prej kohësh është përpjekur të mos reagojë kundrejt gjërave që thuhen për babain e saj të ndjerë, online.

“Palëvizshmëria miku im. Palëvizshmëria tërheq më shumë vëmendjen sesa akrobacitë, aq shumë sa ti nuk mund ta kuptosh” -tha ajo duke i’u referuar shfaqjes së “Supërbowl” të vitit 1993 të Michael Jackson.