Aktualitet Politikë

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, ja dy variantet që po diskutohen për kandidatët e Primareve!

Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi sot Këshillin Kombëtar. Teksa zhvilloi një komunikim për mediat, Berisha u ndal edhe tek vendimi për vulën, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama u përpoq që opozita të mos futet në zgjedhje.

Mësohet se dy janë variantet që po diskutohen për kandidatët e Primareve. Mësohet se varianti i parë që po diskutohet është ai i përsëritjes së 6 Marsit 2022, kur kandidatët demokratë dolën nën siglën e koalicionit Shtëpia e Lirisë me Partinë e Lirisë.

Ndërsa varianti i dytë që është hedhur për diskutim, por që gëzon mbështetje më të vogël është ai që kandidatët e primareve të dalin si të pavarur dhe të mbështeten nga forcat opozitare.

Megjithatë, kjo pritet të vendoset gjatë mbledhjes së sotme të këshillit kombëtar.

Sakaq gjatë takimit të sotëm Berisha u shpreh se porositi strukturat që të aktivizohen më shumë në këtë kohë, dhe se se revolucioni paqësor nuk do të ndalet.