Botë e Çuditshme Health & Beauty

Aplikohen tatuazhe nanoskopike prej ari në qelizat njerëzore, teknologjia që diagnostikon në kohë çdo sëmundje!

Një sërë tatuazhesh nanoskopike prej ari janë aplikuar direkt në qelizat njerëzore për të monitoruar shëndetin e tyre dhe për të diagnostikuar në kohë çdo sëmundje. Kjo teknologji e re lejon aplikimin e elementeve optike ose elektronike që përshtaten drejtpërdrejt me qelizat njerëzore për lëvizjet dhe strukturën e tyre të lagësht dhe të lëngshme.

Tatuazhet e bëra prej ari, u aplikuan tek fibroblastet, qelizat që mbështesin indet në trupin e njeriut. Pasi u trajtuan me ngjitës molekularë, ato u transferuan në qeliza duke përdorur një mbrojtës hidrogel me alginat, i cili tretet pasi ari ngjitet në qeliza. Ngjitësi molekular shkrihet me matricën jashtëqelizore, një substancë që gjendet në qeliza. Tatuazhet qëndruan të lidhura me qelizat edhe kur lëviznin për 16 orë.

“Ne arritëm të aplikonim tatuazhe nanoskopike me modele komplekse në qelizat e gjalla, duke u siguruar që ato të mos vdisnin”,-shpjegon David Gracias, një nga autorët.

Fakti që qelizat mund të jetojnë dhe të lëvizin me tatuazhe është shumë i rëndësishëm, sepse shpesh ekziston një papajtueshmëri midis qelizave të gjalla dhe metodave që inxhinierët përdorin për të bërë komponentë elektronikë.

Në të ardhmen, studiuesit shpresojnë të kenë sensorë të monitoruar nga distanca për të kontrolluar gjendjen e qelizave në kohë reale. Duke e bërë këtë, ata mund të jenë në gjendje të diagnostikojnë dhe trajtojnë sëmundje shumë kohë përpara se të dëmtohet një organ i tërë. Hapi tjetër i studimit është krijimi i nanoqarqeve komplekse që mund të qëndrojnë të lidhura me qelizat për më gjatë, si dhe testimi i tatuazheve në lloje të tjera qelizash.