Design Magazine

Një festë ‘al-fresco’! Ja çfarë duhet të dini…

Duke flluar nga pijet e lehta të ‘orës së artë’ teksa dielli perëndon e deri tek darkat e shtruara poshtë yjeve, ngrënia në natyrë mbart një lloj të veçantë magjepsjeje. Në këtë artikull, disa ekspertë të organizimeve festive kanë sugjeruar disa këshilla për të dekoruar darkën perfekte të ëndrrave tuaja!

1. Imagjinoni në mendjen tuaj si dëshironi që të duket 

Për Luke Edward Hall, sfondi ideal i ngrënies në natyrë do të ishte “një tryezë e gjatë në një kopësht, dielli që perëndon matanë fushave dhe zjarri që  na ngroh”. Por çdo ambient i tillë mund të dekorohet edhe me “tufa të larta lulesh nga kopshti [të rregulluara] në tryezë, ushqim të thjeshtë që keni gatuar dhe shumë miq”, shton ai. “Më pëlqen gjithashtu një mbulesë tavoline, pjata dhe shandanë argjendi të pastër.”

Më pëlqen ideja e qirinjve të varur në mbajtëset në pemë, për shembull, ose përdorimi i mbajtëseve metalike të qirinjve që vendosen në tokë – ato duken magjike nëse reshtohen përgjatë rrugës që ju çon në tavolinën  ngrënies.

2. Përzgjidhni një hapësirë të gjerë

Eksploroni mënyra për ta bërë ambientin tuaj të ngrënies të veçantë dhe për t’u dukur estetikisht aq bukur sa do të dekoronit ambientet tuaja të brendshme. “Mund të vendosni një tendë të thjeshtë me shirita të verdhë dhe të bardhë për ta vendosur mbi tryezën tuaj në natyrë”, sugjeron Hall.

Është një detaj i zakonshëm që e kemi parë shpesh, por kjo do ta bëjë ambientin tuaj të duket jashtëzakonisht i veçantë.

‘Luani’ pak me vendosjen e dekoreve dhe objekteve

“Sa i përket vendosjes së gjërave në tryezë, në të vërtetë nuk duhet ta trajtoni ndryshe nga çfarë bëni kur shtroni darkën brenda shtëpisë”, thotë Hall.

Unë mendoj se ka të bëjë me shfrytëzimin e asaj që keni: brenda, por jashtë edhe mund të eksperimentoni pak. Mund të  varni disa qirinj në pemë, për shembull, ose të shtroni përgjatë rrugës që të çon në tavolinë disa mbajtëse metalike me qirinj. 

4. Ndriçoni ambientin

“Ndriçimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm në ambientet e jashtme”, shprehet Nour al Nimer, themeluesi i markës së objekteve luksoze Nimerology.

Nëse nuk keni ndriçimin e duhur në mbrëmje, mund të errësohet shumë, kështu që mund të vendosni disa perde me drita që të krijoni një ambient që duket sikur po qëndroni nën yjet vezulluese në qiell – apo edhe llambadarë ose shandanë në të gjithë vendin. Kështu krijoni një atmosferë shumë romantike që të gjithë mysafirët do ta pëlqejnë. 

5. Sillni magjinë

Në mënyrë që mysafirët të kenë ndjesinë se janë në një kopësht sekret, mund t’ja sillni këtë magji duke vendosur një serë të mbuluar me gjethe jasemini, ose ndonjë shelg të qarë të vendosur pranë një pellgu apo shatërvani, të rrethuar nga pemë manjole, lule të bardha, lule portokalli apo lule Gardenia.  Erërat e të gjitha këtyre aromave të ndryshme, ndërsa mysafirët ecin përgjatë kopshtit për të arritur në tryezën e ngrënies mund të shkaktojë emocione dhe ndjesi të forta.

Nëse nuk mund të sillni një magji të tillë, konsideroni mbjelljen e disa gjetheve që do të krijojnë një mjedis aromatik dhe të gëzueshëm. Mendoni për rritjen e bimëve aromatike, që largojnë nga insektet përreth kopshtit, të tilla si nenexhik, borzilok, hudhër, eukalipt, rozmarinë dhe balsam limoni.

6. Shtoni detaje të vogla që do të bëjnë diferencën

Palosja perfekte dhe unike  e copës së kashmirit për çdo mysafir dhe vendosja e një tapet të hapur nën tryezë për t’u dukur më bukur estetikisht janë detaje që ndoshta duken si minimale, por tepër të rëndësishme dhe do të bien menjëherë në sy.

7. Dekori i tryezës

“Kur poziciononi tryezën, vendoseni në mënyrë të tillë që të tërheqë vëmendjen”, sugjerojnë Bo Raahauge dhe Nicholai Wiig-Hansen, bashkëthemelues të markës së qeramikës Raawii.

E rëndësishme është të vendosni në të gjëra të ndryshme, duke filluar nga sendet e vjetra familjare deri te gjërat e kohëve moderne, që shtojnë kureshtjen dhe kështu nis një bisedë.