Big Brother Radio Celebrities Film & Tv Magazine Showbiz

A do të futet Andi Lila në Big Brother për të rregulluar imazhin e futbollistëve shqiptar?!

Ndodhitë ditore të “Big Brother Albania VIP” vijnë të komentuara live në emisionin “Big Brother Radio” me të ftuar personazhe të njohur, por mbi të gjitha në zërin e publikut. Këtë mbrëmje me Elona Duron ka qenë ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit Andi Lila dhe gazetari i njohur i sportit Alban Xhihani.

Sipas Andi Lilës, a ka Big Brother brenda një skuadre të madhe siç është një skuadër futbolli?

Sigurisht që ka. Unë e kam përjetuar Big Brother-in herët, por të rikthehemi tek tema jonë dhe tek ky Big Brother që ne ndjekim. Faktikisht, unë i kam ndjekur Prime-t dhe video-t që futen në Instagram tek faqja e Big Brother. I kam ndjekur për vite këto Prime-t dhe dikur më ka propozuar Arbana Osmani përpara 2-3 vitesh që të hyja. Por në pamundësi për shkak të shumë ngarkesave e aktiviteteve të mia dhe akademia që unë kam dhe e kisha të pamundur. 

Përsa i përket moderimit të këtij viti nga Ledion Liço, ai shtoi:

Mendoj që edhe Ledioni po bën një punë shumë të mirë. Ka filluar edhe po na pëlqen. Po i futem me themel tani. Këtë herë e kam parë me shumë qejf, duke parë që Jul Deda do të merrte pjesë dhe u fut aty. E njoh që nga viti 2008, sepse vetëm një mur na ndante tek apartamenti që kam pasur atëherë kur luaja me Tiranën. Dhe kur mora vesh që do futej atym do ta ndiqja me patjetër. Pastaj më mbrapa mora vesh që do futej edhe Klod Duro, por ai parti një eksperiencë shumë të shkurtër dhe do doja që ai ta zgjaste më tepër, sepse është një personazh shumë interesant.

A do të futet ai vitin që vjen për të rregulluar imazhin e futbollistëve shqiptar?

Ka një problem shumë të madh. Unë nuk jam personazh konfliktual. Unë nuk futem në debate të kota ose të provokoj, por shikoj që është bërë si rregull.