Celebrities Gossip Showbiz

Britney Spears feston sot ditëlindjen dhe padyshim që urimin dhe surprizën më të bukur e mori nga i fejuari i saj!

Ylli i muzikës pop Britney Spears feston sot 40-vjetorin e lindjes dhe i fejuari i saj, Sam Asghari e surprizoi në mënyrën më të bukur. Ai ndau në rrjetin e tij social Instagram momente nga shfaqja me fishekzjarre që organizoi për të surprizuar partneren e tij. Super ylli i popit dhe 27-vjeçari u shfaqën duke u puthur teksa ndodheshin në një avion privat. Britney dukej më e lumtur se kurrë në videot e publikuar nga Sam në Instagram, teksa i dhuroi edhe një tortë në formë B për të festuar ditëlindjen e saj.

Ndërkaq, në disa foto të publikuara krah gjysmës së tij, Sam ka shkruar këto fjalë:

Të quaj luaneshë sepse e admiroj forcën tënde të pamëshirshme, jam i frymëzuar nga zemra jote e bukur, festoj buzëqeshjen tënde që më ndriçon botën. Çdo ditë është ditëlindja jote mbretëresha ime. Gëzuar ditëlindjen e parë për gruan time.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se Spears po mendon të ketë një fëmijë tjetër vetëm disa ditë pasi gjykata dha vendimin përfundimtar mbi kujdestarinë e saj. Këngëtarja 39-vjeçare, e cila ka dy djem Jayden James 15-vjeç dhe Sean Preston 16-vjeç me ish-bashkëshortin e saj Kevin Federline, para pak ditësh postoi një fotografi në profilin e saj në Instagram, të një vajze të vogël që qëndronte në majë të gishtave pranë nënës së saj, e cila shkruan:

Po mendoj te kem një fëmijë tjetër! Pyes veten nëse kjo është një vajzë… ajo po qëndron në majë të gishtave të saj duke kërkuar diçka… kjo është e sigurt.

Tani duket se Britney Spears ka ndezur sërish thashethemet për një shtatzëni të mundshme teksa diskutoi haptazi dëshirën e saj për t’u bërë sërish nënë.