Celebrities Gossip Showbiz

A do të ketë vazhdim mes tij dhe Keisi Medinit? Krist Aliaj habit me përgjigjen e tij!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Pas mbarimit të finales së madhe, Krist Aliaj dha një intervist për Shqipëria Live, ku përveç se u shpreh për emocionet që përjetoi gjatë asaj mbrëmjeje dha edhe një përgjigje nëse tani pas daljes së tij nga “BBV2” do të ketë diçka me Keisi Medinin.

A mund të ketë ndonjë vazhdim me historinë që kishe me Keisin brenda shtëpisë?

Jo çfarë, mbyllet mbyllet dhe duhet të jetë ashtu është më mirë

Keisi ka thënë shpesh që si dihet, ti po e mbyll?

Po e mbyll më mirë se gjërat si u zhvilluan aty në shtëpi treguan që nuk ishim për njëri-tjetrin…

Gjatë gjithë këtij edicioni të dytë bashkëshorti i Olta Gixharit ka pasur aq shumë vëmendje sikur të ishte një banor i “BBV2”. Ama të gjithë e njihnin vetëm si emër, por jo si fytyrë. Së fundmi për shkak se Dori është duke e shoqëruar Oltën kudo, fansat kanë kapur foto dhe video të tyre, ku shfaqet edhe porteti i tij.