Celebrities Music Showbiz

A do të kthehet përsëri Ozzy Osbourne në skenë? Ja si përgjigjet bashkëshortja e tij Sharon…

Pasi pësoi një rënie të rrezikshme dhe një diagnozë të sëmundjes së Parkinsonit brenda një viti, , 72 vjeç, do t’i nënshtrohet një operacioni për të korrigjuar dëmtimet e qafës dhe shtyllës kurrizore dhe të gjithë po shpresojnë të kthehet në skenë. Bashkëshortja e tij Sharon Osbourne, 68 vjeç, ndau me Daily Mail situatën me të cilën ata po përballen.

Ishte diçka që ndodhi njëra pas tjetrës dhe është si, vetëm një minutë, e dini? Të thyen zemrën që ai dëshiron të kthehet. I mungojnë miqtë e tij, muzikantët e tij, ata janë kolegët e tij. I mungon ajo jetë.

Sidoqoftë, Osbourne shprehu shpresën për kthimin e bashkëshortit të saj në skenë përsëri.

Gjëja për të cilën jam më e emocionuar është që bashkëshorti im të kthehet në skenë. Për këtë lutem.

Kreu i grupit “Black Sabbath” më parë tha për Daily Mail se ndihej sikur po “vdiste”, pasi rënia e tij në 2019 rezultoi në një qafë të thyer dhe takime të shumta të planifikuara të turneut. Në muajin gusht, Ozzy u shpreh se:

Ishte një pikë që isha i bindur se po vdisja. Kisha humë siklet dhe dhimbje dhe mjerim. Mendova se familja ime, të gjithë po ma fshehnin sëmundjen që kisha.

Sa i përket sëmundjes së Ozzy-t, Parkinson, një çrregullim nervor progresiv i pashërueshëm me të cilin u diagnostikua në vitin 2020, Sharon u shpreh:

Ai është mirë. Ai është mirë, e ka nën kontroll.

Sharon gjithashtu ndau betejat në lidhje me problemet familjare të familjes së saj, duke përfshirë kancerin e saj të zorrës së trashë, masat parandaluese për kancerin e gjirit dhe diagnozën e sklerozës së shumëfishtë të djalit të saj Jack në vitin 2012. Ajo shtoi:

Familja jonë nuk ka qenë kurrë një familje që ka gëzuar shëndet të mirë. Kjo nuk është diçka për të ardhur keq, por ne jemi mësuar të merremi me probleme të mëdha shëndetësore.

Rikujtojmë se, së fundmi, bashkëshortja e Ozzy Osbourne, Sharon ka hapur zemrën dhe ka treguar në lidhje me martesën e saj 40-vjeçare me këngëtarin e grupit “Black Sabbath”. Dyshja e njohur u takuan me njëri-tjetrin në vitin 1970 kur Sharon ishte vetëm 18-vjeçe dhe zgjodhën të kurorëzonin dashurinë e tyre në martesë në vitin 1982. Çifti i famshëm ishte gjithmonë i hapur kur flitej për të kaluarën e tyre të trazuar dhe ata e dokumentuan atë në një film biografik. Sharon Osbourne pohon se filmi është kryesisht një “histori dashurie”.