Showbiz

A është Elita Rudi shtatzënë për herë të dytë?!

Moderatorja bukuroshe nga Kosova, Elita Rudi spekulohet se është shtatzënë për herë të dytë.

“Prive.al” ka publikuar një foto nga pushimet e saj në Shqipëri ku teksa mban në krahë Zërin, vërehet barku i rrumbullakët që duket qartë pas fustanit të saj të bardhë.

Elita nuk ka reaguar kundrejt këtyre aludimeve por ka vazhduar e qetë duke postuar foto nga pushimet e saj, sakaq duke treguar kujdes në fshehjen e barkut të rrumbullakët.

Bashkëshortja e Gjikos thuhet se është në muajt e parë të shtatzënisë por duket se këtë lajm të bukur do ta mbajë private edhe për disa kohë.