Showbiz

Adam Levine zbulon si u frymëzua për të krijuar këngën më të re të “Maroon 5”, “Memories”

Lideri i grupit të njohur “Maroon 5”, Adam Levine ishte i ftuar ditën e kaluar në “The Ellen Show” ku për herë të parë ka folur mbi projektin më të ri muzikor të grupit.

“Memories” quhet prurja më e re e tyre e cila ka vetëm pak ditë që është publikuar dhe ndryshe nga çfarë jemi mësuar me “Maroon 5”, kjo këngë vjen si një baladë e ëmbël.

Këngëtari tregoi se për të krijuar “Memories” u frymëzua nga miku dhe menaxheri i tij i ndjerë i cili ndërroi jetë para pak kohësh.

Në këtë këngë flitet për miqësinë e dyshes dhe kujtimin e përjetshëm të tij.