Showbiz

Adele tallet me Kim Kardashian

Kënga e saj e fundit “Hello” ka pushtuar internetin pasi vetëm për një ditë, videoklipi ka marrë mbi 27.7 milionë klikime.

Adele ka preferuar ta vlerësojë këtë rekord duke thënë me shaka se edhe ajo ka “thyer internetin” me rikthimin e saj ashtu si edhe Kim me fotografitë nudo.

Duke treguar sensin e saj të humorit, Adele ka shtuar se nëse ajo do të xhironte një set fotografik ashtu si Kim, duke shfaqur të pasmet e saj, ajo do të kishte thyer internetin gjithashtu.

Në intervistën e dhënë për “etalk.ca”, këngëtarja është shprehur: “Unë bëra një Kim Kardashian. Falë Zotit nuk ishin të pasmet e mia. Në fakt, nëse do ishin, edhe unë do e kisha thyer internetn”.