Showbiz

Adelina Ismaili sukses si aktore komedie

Këngëtarja e famshme e cila prej kohësh është shkëputur nga muzika për t’ju përkushtuar rolit të saj si nënë, së fundmi i është përkushtuar edhe një roli tjetër.

Ka pak kohë që këngëtarja është përfshirë në industrinë e filmit konkretisht në serialin “O Sa Mirë” ku ka një rol sa komik aq edhe të vështirë.

Në seritë e para ajo ishte një mësuese e rreptë ndërsa tani është ngritur në detyrë duke u bërë drejtoreshë. Për t’ju përshtatur sa më mirë këtij roli Adelina ka bërë disa ndryshime edhe në look-un e saj. Ajo ka prerë flokët duke sjellë një pamje të re me më autoritet.