Showbiz

Adelina Ismaili surprizon me projektin e ri, ja ku do ta shihni këngëtaren

Shumë prej nesh kanë mall për Adelina Ismailin. Këngëtarja shumë e dashur e publikut ka dhënë një lajm të rëndësishëm sa i përket karrierës së saj dhe e sigurt që ka mbështetjen e të gjithëve.

Ajo ka njoftuar se do t’i rikthehet moderimit dhe shumë shpejt do të ketë emisionin e saj. Këtë lajm Adelina e bëri nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale ku shprehu se ndihet shumë e emocionuar për projektin e ri.

Emisioni i saj quhet “Tetë a Tetë me Adelinën” dhe do dalë në transmetim më 10 tetor. Fokusi i këtij programi do të jenë personazhe të njohur të artit dhe televizionit.

Fansat reaguan menjëherë duke i uruar fat e duke treguar mbështetjen e tyre për këtë hap të ri në karrierën e Adelinës.