Celebrities Showbiz

Adriana Matoshi në një rrëfim prekës dhe emocionues, nga dashuria e deri tek gjendja e saj shëndetësore!

Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ka qenë e ftuar aktorja Adriana Matoshi. Adriana ka nisur një lidhje me të dashurin e saj futbollist Keith Groeneveld. Aktorja 41-vjeçare e publikon shpesh të dashurin e saj 22-vjeçar në rrjete sociale dhe ndonjëherë përballet me reagime nga ana e ndjekësve.

Në “Goca dhe Gra” Adriana ka rrëfyer më shumë detaje nga jeta e saj profesionale dhe personale, duke theksuar ndër të tjerash edhe lidhjen me Keith. Ajo u shpreh:

Kur jemi njohur, gjithçka ka shkuar gradualisht si shokë, kemi folur, kemi biseduar edhe unë nuk e kam ditur çfarë moshe ka Keith edhe ai nuk e ka ditur çfarë moshe kam unë, por e ai e ka ditur vetëm një gjë, që unë e kam një vajzë që është gati në moshën e tij, por unë nuk e kam ditur për Keith-in se kush është, sa vjeç është. Edhe gradualisht ka filluar të më pëlqejë, unë i kam pëlqyer Keith-it, pastaj e kam marrë vesh moshën e tij dhe gjëja e parë që më ka shkuar në mendje është: “O Zot i madh, pse vajza ime nuk e ka këtë fat, për të pasur një njeri të tillë në krah”. Sepse vajza ime e ka moshën tani të ketë dikë. Mënyra edhe trajtimi edhe biseda që unë i kam bërë me Keith-in, më ka bërë përshtypje se se si një 22-vjeçar është kaq i informuar për jetën, është kaq i pjekur edhe është kaq i hapur në mendime dhe tema të ndryshme.

Kohë më parë Matoshi kishte treguar se nëntë vite më parë, ku ajo ishte shtatzënë ishte përballur me një prej sfidave më të mëdha në jetë dhe të njëjtën gjë kaloi edhe këtë herë. Adriana është ndalur gjithashtu dhe tek momenti kur kuptoi se iu rikthye tumori në kokë.

Ka qenë dita kur kam hyrë në “Big Brother VIP” për të takuar Arjolën. Kam pasur shumë marrje mendsh, por u përpoqa të mbaja veten, që Arjola të mos e kuptonte. U vizitova të nesërmen dhe aty kuptova që kisha sërish tumor. Nuk thosha dot atë që mendoja. Më ngecnin mendimet, ishte e vështirë. Nuk doja t’i tregoja njeriu, por doja t’i jepja forcë dhe të tjerëve dhe bëra postimet në rrjetet sociale. Asgjë nuk është si shëndeti, nuk ka lidhje as fama, asgjë tjetër.