Celebrities Gossip Showbiz

Adrola Dushi bën veprimin që do e bëjë babain e saj më të lumturin vetëm për 5 minuta!

Adrola Dushi është një nga modelet që mund të themi me plot gojë se qëndron në listën e vajzave më të bukura shqiptare dhe për më tepër origjinale. Ndër vite Adrola ka arritur ta ruajë natyralitetin e saj dhe pse tanimë prej disa vitesh është mama e një djali me emrin, Troi ajo vazhdon të jetë njësoj e bukur.

Modelja e ka treguar prej vitesh lidhjen e fortë familjare me prindërit e saj dhe së fundmi na zbuloi një detaj ‘funny’ në lidhje me marrëdhënien me babain e saj. Teksa ka bërë me dije në rrjetet sociale se ka marrë dozën e parë të vaksinës, ajo ka postuar një foto në Instastory ku shfaqet nga qendra e vaksinimit dhe shkruan:

Dhe babai im që është gjithmonë i pakënaqur me mua, për 5 minutat e ardhshme do mendojë se jam vajza më e zgjuar, më e mirë dhe më e dëgjueshme që ka bota pasi vendosa të bëj vaksinën. 

Epo, sado të rritesh gjithmonë do të mbetesh një fëmijë për prindërit (edhe nëse jeni vetë me fëmijë).

Kujtojmë se, Adrola prej kohësh përflitet për një lidhje me Capital T. Ajo gjithashtu ishte modele kryesore e klipit të këngë së reperit “C’est la vie” duke ‘pranuar’ në një mënyrë kështu lidhjen mes tyre.  Kjo pasi e pyetur më parë, se përse ka refuzuar shumë artistë për videoklipe, bukuroshja tregoi:

Uh, sa herë kam thënë jo, u kam thënë të gjithëve. Nuk kam dëshirë të bëhem e hidhur, sepse refuzimet nuk i do askush. Nuk besoj se i kanë marrë për keq, sepse e kanë marrë vesh që nuk kam patur asgjë me këngëtarin apo personin, thjesht nuk kam dashur të jem pjesë e klipeve.