Showbiz

“Agjenti 007” bëhet baba për herë të parë

Daniel Craig dhe Rachel Weisz janë bërë prindër për herë të parë.

Dyshja e aktorëve ditën e djeshme lajmëruan se vogëlushja e tyre erdhi në jetë megjithëse nuk kanë dashur të ndajnë me publikun emrin e saj apo detaje të tjera.

Kjo është vogëlushja e parë që lind nga martesa e tyre edhe pse secili ka një tjetër fëmijë nga martesat e kaluara. Daniel dhe Rachel përkatësisht 50 dhe 48-vjeç, janë martuar në vitin 2011 dhe prej vitesh janë përpjekur të kenë një fëmijë së bashku.